Në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme qëndron një rast i vdekjes në një motel në Çair. Një 38-vjeçar nga Shkupi, me iniciale B.A. është gjetur pa shenja në motel, por ende nuk dihen shkaqet.
“Më 20.07.2024 në ora 21.40 në SPB Shkup është denoncuar se në një motel në rajonin e komunës së Çairit, është gjetur i vdekur B.A.(38) nga Shkupi. Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstuar vdekjen, ndërkaq me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion”, qëndron në buletin.
Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup.
Comments are closed for this post.