Kryetarja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, sot në Villa Biljana në Ohër, priti përfaqësues të shoqatave maqedonase në Republikën e Shqipërisë, njoftoi Kabineti i saj.
Në takim morën pjesë Edmond Temellko, Spiro Malevski dhe Eleonora Mazenkovski nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të maqedonasve në Shqipëri – “Drustvo Prespa”, Besnik Hasani nga shoqëria maqedonase “Most”, Mehmed Hoxha nga shoqëria “Gora”, Pandi Jani nga Partia e Lirisë për Prespën dhe aktivisti maqedonas Pande Simonovski nga Tirana, kryetarja Siljanovska Davkova u njohën me aktivitetet aktuale të maqedonasve në Shqipëri të fokusuara në mbrojtjen dhe afirmimin e gjuhës, kulturës dhe traditave maqedonase.
Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë për kontributin e tyre të rëndësishëm në mjediset në të cilat jetojnë dhe punojnë, duke i përmirësuar vazhdimisht marrëdhëniet maqedono-shqiptare.
Në bisedë u shkëmbyen mendime për rezultatet e regjistrimit të fundit në Shqipëri, ndërsa përfaqësuesit e pakicës kombëtare maqedonase, duke iu referuar të drejtave dhe lirive të maqedonasve në Shqipëri, shprehën pakënaqësi për regjistrimin e kryer. Duke theksuar respektimin e përkatësisë etnike, fetare, gjuhësore dhe identitare të pakicave, si vlerë themelore evropiane, kryetarja Siljanovska Davkova theksoi rëndësinë e regjistrimit të popullsisë gjithmonë, pa përjashtim, duke reflektuar realitetin në çdo shoqëri, thuhet në deklaratë.
Në takimin me përfaqësuesit e shoqatave të Maqedonisë morën pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, deputetja në Kuvendin e Maqedonisë, Rashela Mizrahi dhe ish-ambasadori në Republikën e Shqipërisë, Vele Trpeski.
Comments are closed for this post.