Shefi i Shtabit i Përgjithshëm i Maqedonisë gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski takoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjeneral Metin Gurak, raporton Anadolu.

Gurak e priti me një ceremoni ushtarake në Shtabin e Përgjithshëm gjenerallejtënant Gjurçinovskin, i cili ishte në Ankara si mysafiri i tij zyrtar.

Pas intonimit të himneve kombëtare të dy vendeve, gjenerallejtënant Gjurçinovski përshëndeti rojën e nderit.

Pas ceremonisë, Gurak dhe Gjurçinovski zhvilluan takim kokë më kokë dhe mes delegacioneve.

Në takim është biseduar për marrëdhëniet ushtarake si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.