Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (15.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 117 gjoba, nga të cilat 15 sanksione për vozitje pa patentë shofer, 16 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, katër gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për mospërdorim të rripit të sigurisë.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.
Comments are closed for this post.