Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë ndikuar negativisht në shëndetin e qytetarëve. Intervenimet e urgjencës mjekësore janë rritur dukshëm gjatë këtyre ditëve, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të qytetarëve në vendet publike si dhe në vendet e tyre të punës.
Mjekja Marina Sotirovska nga shërbimi emergjent mjekësor tha për “Shenja” tha se vetëm në 24 orët e fundit kanë pasur gjithsej 85 intervenime.
Ajo theksoi se grupet më të rrezikuara nga temperaturat e larta janë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike prandaj apeloi edhe për kujdes dhe mos dalje nga shtëpia gjatë orëve të mesditës.
“Vetëm në 24 orët e fundit kemi pasur 85 intervenime, 30 intervenime kanë qenë urgjente, kemi edhe raste të ndryshme të aksidenteve me vetura, motorë, trotinetë, biçikleta po edhe këmbësorë, temperaturat e larta e ulin koncentrimin e njerëzve, u dobësohet shikimi dhe bëjnë gabime të cilat vijnë deri tek aksidentet. Kemi pasur edhe raste të tjera që si pasojë e temperaturave të larta, kanë pësuar infrakte, goditje të trurit apo edhe lëndime të tjera”, thotë mjekja Marina Sotirovska.
Përveç ballafaqimit me temperaturat e larta, qytetarët e vendit po ballafaqohen edhe me mungesë të transportit.
Comments are closed for this post.