Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar, Hristijan Mickoski, sonte pas mbledhjes së Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv të kësaj partie, ka deklaruar për opinionin.

Ai bëri të ditur emrat e ministrave të rinj në Qeverinë e Maqedonisë.

Ministri i Transportit dhe nënkryetar i Qeverisë – Aleksandar Nikolloski

Ministri i Mbrojtjes – Vllado Misajlovski

Ministrja e Financave – Gordana Dimitriovska Koçoska

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme – Timço Mucunski

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale – Zllatko Perinski

Ministri për shoqëri informatike dhe transformim digjital – Stefan Andonovski

Ministri i Sportit – Borko Ristovski

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale – Sanja Bozinovska

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave – Cvetan Tripunovski

Ministri i Kulturës dhe Turizmit – Zoran Ljutkov

Ministri i Punëve të Brendshme – Pançe Toshkovski

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës – Vesna Janevska

Ministri për Sistemin Politik – Ljupço Dimovski

Ministri përgjegjës për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve – Ivan Stoilkoviq

Ministri përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e Dekadës së Romëve – Shaban Saliu

Mickoski paraprakisht kishte paralajmëruar se të martën në Kuvend do ta paraqesë propozimin e përbërjes dhe programin e qeverisë, pas së cilës duhet të caktohet seanca parlamentare për zgjedhjen e kabinetit të ri qeveritar. Afati 20 ditor për përbërjen e qeverisë shkon nga 6 qershori, kur Mickoski e mori mandatin nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova.