34 qendra shëndetësore verore janë gati tanimë në funksion të sezonit të ri turistik që sapo ka nisur. Nga Thethi deri në Ksamil, turistët të cilët do kenë probleme shëndetësore të marrin kujdes shëndetësor në qendrat afër zonave, ku kanë zgjidhur të pushojnë.
“34 qendra shëndetësore sezonale hapur gati në funksionim, Urgjenca Kombëtare gati në shërbim, OSHKSH me gjithë procesin sfidues të rekrutimit është gati, ISHSH me gjithë masat higjeno-sanitare ka qenë në krye të detyrës, ISHP me procesin sfidues të dezinsektimit dhe ku ishim nga veriu në jug në të gjithë zonat e nxehta dhe problematike është gati”, tha Koçiu.
Ministrja Koçiu theksoi se “nuk janë vetëm qendrat sezonale që i përgjigjen gjithë fluksit të turistëve dhe pushuesve, por kemi edhe qendrat shëndetësore, spitalet rajonale që gjithashtu janë në suport dhe mbështetëse në momentin që ka një urgjencë apo nevojë për një shërbim më të specializuar. Gjithë strukturat janë në funksion të plotë”.
Instituti i Shëndetit publik ka bërë dezinsektimin e zonave bregdetare ndërkohe që Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror ka marrë dhe ka kontrolluara kushtet higjenosanitare në të gjitha subjektet akomoduese dhe shërbim ofruese. Urgjenca kombëtare me flotën e saj të autoambulancave dhe motorëve mjekësore tanimë do të jenë në funksion të mbështetje se sezonit turistik.
Comments are closed for this post.