Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova javën e ardhshme do ta ndajë mandatin për përbërjen e qeverisë së re. Këtë për AIM e konfirmuan nga Zyra e Presidentes.
Afati për dhënien e mandatit për përbërjen e qeverisë së ardhshme skadon më 7 qershor.
Sipas Kushtetutës, presidenti është i detyruar që brenda dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit t’ia ndajë mandatin për përbërjen e qeverisë, partisë gjegjësisht partive që kanë shumicën në Kuvend, ndërsa mandatari brenda 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, duhet të paraqesë në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë.
Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, zgjedh Kuvendin me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Përbërja e re parlamentare u zgjodh në një seancë konstituive të martën. Në të njëjtën ditë, kryetar i Kuvendit u zgjodh Afrim Gashi.
Comments are closed for this post.