Në tre raunde të votimit, Gjykata Kushtetuese nuk arriti të zgjedhë kryetar të gjykatës, pas përfundimit të mandatit trevjeçar presidencial të Dobrila Katsarska, e cila dje dha llogari për punën. Për këtë pozitë kandidate janë gjyqtaret kushtetuese Tatjana Vasiq-Bosaxhieva dhe Ana Pavlovska-Daneva.

Për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese kërkohen gjashtë nga nëntë votat e anëtarëve të gjykatës, pra ai duhet të zgjidhet me dy të tretat e shumicës. Jozyrtarisht mësohet se Tatjana Vasiq-Bosaxheva ka marrë pesë vota, kurse Ana Pavlovska-Daneva katër. Të dyja gjyqtaret femra nuk heqin dorë nga kandidatura, gjë që mund të jetë një zgjidhje për situatën.

Pasdite seanca e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit duhet të vazhdojë me tentativën e tretë duke votuar për zgjedhjen e kryetarit të ri të gjykatës.