Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 105 masa, nga të cilat 13 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 12 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër për tejkalim të shpejtësisë, tre për kalim në dritë të kuqe.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga policia apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
Comments are closed for this post.