Reperja e re Tayna vazhdon të mbetet një prej emrave më të përfolur në estradë.
Së fundmi, ajo ishte pjesë e debateve lidhur me censurimin e këngëve që promovojnë lëndët narkotike.
Megjithatë, Tayna po ndjehet mirë teksa vazhdimisht po merr mbështetje nga fansat e saj, të cilët janë të shumtë edhe në rrjetet sociale.
E kur jemi tek këto të fundit, rap-artistja vazhdon të jetë një prej emrave më të ndjekur, e cila shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse me ndryshimet e reja në pamje.
Ajo i ka shkurtuar flokët e saj, duke marrë pamjen e një bionde atraktive me balluke.
E veshur me një pallto të bardhë, reperja nga Prizreni kompletoi dukjen e saj me shumë stil.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për paraqitjen.
Comments are closed for this post.