Ju duhet vetëm të krahasoni tre baza të dhënave: Drejtoria e të hyrave publike, Kadastra dhe Regjistri Qendror dhe do të shihni se cilët persona kanë parametra joproporcionalë
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka thënë dje në “Click Plus” në TV21 se mjafton të krahasohen tri baza të të dhënave nga Drejtoria e të hyrave publike, Kadastra dhe Regjistri Qendror dhe të shihet se cilët persona kanë parametra joproporcionalë. Ai ka bërë të ditur se me këtë synon të merret qeveria e VMRO-DPMNE-së.
“Nuk keni nevojë për listë të zezë, mjafton të krahasoni tri baza të dhënash: Drejtoria e të hyrave publike, Kadastra dhe Regjistri Qendror dhe do të shihni se cilët janë njerëzit në Maqedoni që kanë parametra joproporcionalë. Këtu do të marr veten si shembull. Nëse unë kam fituar 100 monedha dhe pasuria ime është 10.000 monedha, është normale që dikush të më pyesë se si i kam fituar. Ju mund të keni trashëguar nga një xhaxha i pasur. Dhe, flas për të gjithë qytetarët dhe prandaj them se qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së ka një qëllim serioz që të merret me të gjitha këto dhe unë dhe familja ime dëshirojmë të jemi të parët. Ja, le të fillojnë nga ne”, tha mbrëmë Mickoski.
Comments are closed for this post.