Komisioni anketues i Kuvendit për ngjarjet në Klinikën për radioterapi dhe onkologji sot duhet të vazhdojë me punë me shqyrtimin e akteve dhe dokumenteve të lidhura me skandalin në këtë klinikë.
Anëtarët e Komisionit, para disa ditëve i kanë filluar 30 ditët e parapara për shqyrtimin e dokumentacionit dhe në seancën e fundit e kanë analizuar dokumentacionin e mbledhur dhe stenogramët nga dëshmitë e rreth 60-të dëshmitarëve, të cilët janë dëgjuar në 30 ditët e kaluara.
Sipas asaj që u tha në seancën e fundit, për deputetët nga opozita fajtor është ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili, siç thanë nga VMRO-DPMNE-ja, ka qenë në krye të piramidës së krimit. Ndërsa, për deputetët në pushtet, opozita e politizon rastin me Klinikën dhe pa kurrfarë dëshmi vendoset në rolin e gjykatësit dhe akuzon pa bazë.
Aleksandar Veljanovski, zëvendëskryetar i Komisionit anketues për skandalin në ISHP Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji e ka drejtuar gishtin te ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai akuzoi për lidhje ndërmjet Filipçes, ish drejtorit të Klinikës për Onkologji Nino Vasev dhe tregtarit me shumicë “Panovski”.
Deputeti i LSDM-së Martin Kostovski, beson se do të jetë e vështirë të arrihet një konkluzion i përbashkët, sepse, siç tha, që nga vetë fillimi deputetët e opozitës zbatojnë agjendë partiake dhe qëndrim të konstruktuar për ish ministrin Filipçe.
Deputetja e LSDM-së Marija Georgievska theksoi se deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit theksojnë me emra për fajtorët, edhe pse asgjë nuk është dëshmuar. Ajo është në qëndrimin se përgjegjësi ka dhe lëshimet në onkologji kanë zgjatur me vite.
Pas debatit për dokumentacionin, Komisioni Anketues duhet të miratojë konkluzione formale.
Para Komisionit anketues deri tani dëshmuan ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ish ministrat e Shëndetësisë, Venko Filipçe, Bekim Sali dhe Nikolla Todorov, ministri aktual Fatmir Mexhiti, ish drejtorët dhe ata aktualë të Fondit për Sigurim Shëndetësor – Orhan Ramadani, Faton Ahmeti, Maja Parnaxhieva Zmejkova, Magdalena Filipovska Grashkovska, zëvendësministrja aktuale e Shëndetësisë Maja Manoleva, ish zëvendësministrat e Shëndetësisë Ilir Hasani dhe Vlladimir Rendevski, Eftim Naskov, kryerevizor i brendshëm në Fondin për Sigurim Shëndetësor, ish drejtoresha e Klinikën për Onkologji, Simonida Cërvenkovska, u.d. drejtoresha mjekësore e Klinikës Univeristare për Radioterapi dhe Onkologji Violeta Klisarova, si dhe persona dhe funksionarë të tjerë.
Komisioni Anketues në Kuvend u formua pas shpalljes së rastit për keqpërdorimin e medikamenteve nga Klinika e Onkologjisë.
Comments are closed for this post.