Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Bllacë të Shkupit. Nga MPB njoftojnë se disa persona të cilëve paraprakisht u janë konfiskuar gjësende të kontrabanduara, kanë sulmuar veturën e policisë dhe e kanë dëmtuar.
“Më datë 11.11.2023 rreth orës 20:30, gjatë kohës që një punonjës policie ka qenë duke drejtuar automjetin zyrtar “Dacia Duster”, në pronësi të MPB-së, përgjatë rrugës lokale nga fshati Bllacë e Poshtme, në drejtim të pikës kufitare “Bllacë”, disa persona, të cilëve më herët u janë sekuestruar produkte kontrabandë, kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën ndërsa M.B. ka dëmtuar automjetin me sende të forta. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Comments are closed for this post.