Policia ka njoftuar se ka arrestuar një diler nga Gërçeci i kërkuar me flet arrest. “Më datë 14.11.2023 në orën 12.20 në Shkup, zyrtar policor nga ekipi operativ pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria S.E (23) nga Gërçeci i cili është kërkuar me urdhër të burgut të Shkupit, në lidhje me nenin 215 nga Kodi Penal i Maqedonisë i dënuar me tre vite burg. S.E do të dërgohet për të vuajtur dënimin me burg”, thuhet në njoftimin e policisë.