“Kastrati Group” sjell në Shqipëri gjigandin e fluturimeve ajrore, kompaninë e mirënjohur “Ryanair”, e cila do të nisë operimin në Shqipëri në 31 Tetor duke ofruar 17 destinacione për të gjithë qytetarët.

CEO i kompanisë “Ryanair”, Michael O’leary deklaroi sot në Tiranë se aktualisht janë rezervuar rreth 70% e vendeve të ofruara.

“Si linja ajrore nr.1 në Evropë, Ryanair beson se mund të japë rritje të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme të trafikut dhe turizmit, jo vetëm këtë dimër, por edhe për shumë vite te ardhshme në Shqipëri”.

Kjo do të krijojë mundësinë e hapjes së mbi 1,000 vendeve të reja te punës në Shqipëri.

Fluturimet e “Ryanair” do të ofrohen me çmime shumë të ulëta duke filluar vetëm nga 15 Euro për një drejtim gjatë sezonit të dimrit.

Me 2 fluturime në ditë për në Londër dhe Milano, si dhe fluturime të përditshme në Bolonjë, Bruksel, Katania, Piza, Romë dhe Venecia.

Përfaqësuesi i “Kastrati Group” u shpreh se industria e aviacionit në Shqipëri  është në krye të çdo liste klasifikimi, ndërsa numri i turistëve ka shënuar shifra rekord.

Ryanair ka nisur një fushate promocionale 3 ditore në të 17 destinacionet e reja për ose nga Tirana, me 50,000 vende që jane në shitje duke filluar nga 14.99 €, të cilat duhet të rezervohen nga 28 Tetori direkt në faqen e internetit të Ryanair.com

Ryanair vazhdon të punojë me Qeverine Shqiptare dhe aeroportet e tij, për të eksploruar destinacione të reja për dhe nga Tirana, si dhe hapjen e vendeve të reja drejt aeroporteve të tjera shqiptare gjatë 3 viteve të ardhshme.