Qytetarët dhe bizneset në Maqedoninë do të paguajnë mesatarisht 1/3 më pak nga çmimi që paguajnë tani për roaming, ndërsa udhëtojnë në vendet e Europës.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.
Sipas tij, uljet e çmimeve për roaming vlejnë edhe për qytetarët e diasporës e ata europianë, kur do të qëndrojnë në Maqedoninë.
38 operatorë të telekomunikacionit nga BE dhe Ballkani Perëndimor, vitin e kaluar në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, nënshkruan një deklaratë konformiteti, për zvogëlim të ndjeshëm hendekun midis tarifave të roaming-ut dhe çmimeve të brendshme midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit.
Kjo nismë do ta zvogëlojë hendekun midis roaming-ut dhe çmimeve të brendshme ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nëkohësisht, ulja e çmimeve për të dhëna me roaming, do të kontribuojë në nxitjen e zhvillimit të biznesit, turizmit dhe forcimin e lidhjeve midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Comments are closed for this post.