Çdo ditë 1,6 milion njerëz në mbarë botën sëmuren nga ngrënia e ushqimeve të pasigurta, tha të martën Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
Dominique Burgeon, drejtori i FAO-s në Gjenevë, tha në një konferencë shtypi të OKB-së se 40% e të prekurve nga ushqimi i pasigurt janë fëmijë.
“Ne kemi llogaritur se mesatarisht 340 fëmijë nën pesë vjeç vdesin si rezultat i ngrënies së ushqimit të kontaminuar,” tha Burgeon, duke shtuar se ndotja mund të vijë nga burime të ndryshme si bakteret, viruset, parazitët dhe kimikatet.
Ai paralajmëroi se sëmundjet përfshijnë “çdo gjë nga diarreja te kanceret” për shkak të ekspozimit afatshkurtër ose afatgjatë ndaj ushqimeve të tilla.
Ai nënvizoi se qasja në ushqim të sigurt dhe ushqim të shëndetshëm është një e drejtë themelore e njeriut.
“Kështu që kjo nuk duhet të ndodhë,” tha Burgeon.
“Ne kemi krijuar bashkërisht një Fond Mirëbesimi për t’u mundësuar vendeve të zbatojnë sistemet e tyre të kontrollit të ushqimit, veçanërisht vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme,” shtoi ai.
Comments are closed for this post.