Presidenti rus, Vladimir Putin, ka folur me homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenkon, rreth rezultatit të negociatave me liderin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.

Presidenca bjelloruse ka njoftuar se Lukashenko e ka informuar homologun e tij rus, Putin, në detaje për rezultatet e negociatave.

“Presidenti i Bjellorusisë e informoi presidentin e Rusisë në detaje për rezultatet e negociatave me udhëheqjen e Wagner. Presidenti i Rusisë mbështeti dhe falënderoi kolegun bjellorus për punën e bërë”, thuhet në njoftimin e presidencës bjelloruse, shkruan CNN.

Kujtojmë se ishte Lukashenko ai që arriti një marrëveshje me liderin e Wagnerit, Prigozhinin, që grupi i tij të mos marshojë drejt Moskës.

Pas kësaj marrëveshjeje mes Lukashenkos dhe Prigozhinit, lideri i Wagnerit tha se këtë po e bën për të “shmangur gjakderdhjen”.