Shkencëtarët kanë krijuar embrionet e para sintetike njerëzore pa përdorur material gjinor duke provokuar reagime të mëdha. Embrionet sintetike mund të ndihmojnë shkencëtarët të studiojnë fazat më të hershme të zhvillimit njerëzor dhe të shpjegojnë humbjen e shtatzënisë. Ka shumë diskutime mbi mënyrën sesi ato duhet të trajtohen në mënyrë etike dhe ligjore.
Profesor James Briscoe, nga Instituti Francis Crick, tha se duhej “të vazhdohej me kujdes dhe në mënyrë transparente” për të shmangur një “efekt frike” në publik.
Zhvillimi i embrioneve sintetike njerëzore u njoftua në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare për Kërkimin e Qelizave Staminale. Embrionet sintetike njihen gjithashtu si “modelet e embrionit”, pasi ato ngjajnë me embrionet, për qëllime kërkimore, në vend që të jenë identike me to.
Puna vjen nga laboratorët e Prof Magdalena Zernicka-Goetz, nga Universiteti i Kembrixhit dhe Instituti i Teknologjisë në Kaliforni. Detajet e plota ende nuk janë publikuar dhe vënë në dispozicion për shqyrtim shkencor, duke bërë që shumë studiues të ndjehen të paaftë për të komentuar rëndësinë e raporteve.
Por parimi është se embrionet sintetike janë bërë nga një qelizë staminale dhe jo nga një bashkim i materialit gjinor. Kjo është hera e parë që është arritur duke përdorur materiale njerëzore. Megjithëse, ato nuk janë vërtet “sintetike”, pasi materiali fillestar ishin qelizat e kultivuara nga një embrion tradicional në laborator.
Comments are closed for this post.