Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski sot ka paralajmëruar hapjen e dy pishinave të reja në Shkup.
“Projekti më i madh për ne që na ka munguar vitet e fundit, janë 14 pishina për not për kategoritë më të reja, tashmë jemi në përfundim. Tashmë në Tetovë e kemi lëshuar në përdorim, ato dy në Shkup janë drejt përfundimit, shpresoj që në shtator do të lëshohen”, tha Mojsovski.
Mojsovski mori pjesë në konferencën për media së bashku me përfaqësuesit e Olimpiadës speciale me rastin e udhëtimit të sportistëve në Lojërat olimpike verore të cilat do të mbahen nga 12 deri më 26 qershor në Berlin.
Comments are closed for this post.