Borussia Dortmund është shumë pranë fitimit të titullit në Bundesligë. Për verdhezinjtë mjafton një fitore në javën e fundit të kampionatit dhe skuadra nga Signal Iduna Park mund të hapë shampanjën.
Pastaj, pas festës, radhën e ka merkato. Sa i takon qëndrimeve, e sigurtë është se sulmuesi Marco Reus nuk largohet pasi ka rinovuar kontratën.
3 janë futbollistët që me shumë mundësi do të divorcohen me klubin gjerman. I pari është Bellingham, me Real Madrid që është i gatshëm të paguajë 130 milionë euro për të.
Në fund të sezonit, Dahoud dhe Guerreiro do të largohen si lojtarë të lirë. I pari mund të bashkohet me trajnerin De Zerbi të Brighton dhe të zërë vendin e Moises Caicedo, ndërsa mbrojtësi portugez po monitorohet nga Interi dhe Juventusi.
Comments are closed for this post.