Pas një kohe të gjatë, liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur të shtunën në një vend. Të gjithë u mblodhën në Podgoricë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i cili bëri betimin dhe mori detyrën para 200 të ftuarve.
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq e dha betimin në Kuvendin e Malit të Zi dhe e ka ndërmarrë detyrën president të atij vendi.
Milatoviq në fjalimin e tij tha se do të jetë president i të gjithë qytetarëve, se do të punojë në promovimin ekonomik të Malit të Zi dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore, njoftoi Radiotelevizioni i Malit të Zi.
“Do të bëhem president i vërtetë i të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare dhe fetare”, tha Milatoviq.
Presidenti i ri i Malit të Zi tha se prioritet i tij do të jetë përshpejtimi i rrugës drejt Bashkimit Evropian dhe shtoi se të gjitha vendeve në rajon u nevojitet vizion evropian.
Comments are closed for this post.