Gjatë ditës së djeshme (25.01.2023) në periudhën nga ora 12.00 deri në ora 16.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksion në automjetet që kryejnë transport publik të nxënësve.
Nga MPB thonë se gjatë kontrollit janë konstatuar 67 kundërvajtje në komunikacion, ndërsa një automjet është përjashtuar nga qarkullimi për shkak të skadimit të regjistrimit.
“17 automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik. Kontrollet e qarkullimit për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku të kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithë neve”, thonë nga MPB.
Comments are closed for this post.