Marrëveshjes me Frontex-in, që është marrëveshje bashkëpunimi për rojet kufitare, që u nënshkrua muaj më parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, në prezencë të kreut të Komisionit Evropian, pas bllokadave disavjeçare nga pala bullgare. Deputeti i LSDM-së, Mile Talevski e cilësoi këtë marrëveshje si sukses të shtetit dhe diplomacisë, pasi është edhe në gjuhën maqedonase.
Ai tha se me këtë, janë përgënjeshtruar të gjitha gënjeshtrat e opozitës se, gjuha maqedonase do të rrezikohet dhe nuk do të njihet nga BE.
“Marrëveshja me Frontex-in është një nga dëshmitë më të fuqishme se, gjuha maqedonase njihet nga BE edhe atë me formulim të pastër, pa shtesa dhe fusnota, siç ishte rasti para dhjetëra viteve. Grupi parlamentar i LSDM-së, si shumicë parlamentare, do të votojë për ratifikimin e marrëveshjes.
Rikujtojmë se, nënshkrimi i marrëveshjes është përfitim nga propozimi evropian dhe konkludimet në lidhje me të, të cilat u votuan nga shumica parlamentare derisa opozita trokiste, fishkullonte me vuvuzelë, kërcënohej dhe organizonte protesta të dhunshme”, tha Mile Taleski, LSDM.
Comments are closed for this post.