Dukshmëri të zvogëluar nga 50 deri në 100 metra për shkak të mjegullës ka afër Demir Kapisë, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në akset jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.