Nevoja për sjelljen e zgjidhjes së re ligjore për arsimin e mesëm në vend fillimisht duhet kërkuar në faktin se ligji ekzistues zbatohet prej më shumë se 27 vitesh ndërsa në ndërkohë arsimi i mesëm është bërë i detyrueshëm, si dhe janë sjellur plane dhe programe të reja mësimore ku vazhdimisht janë duke u azhurnuar dhe plotësuar. Kemi shumë të drejta dhe mundësi të reja për të gjithë pjesëmarrësit në procesin arsimor në shkollat e mesme dhe e gjithë kjo duhet të jetë pjesë e një kornize ligjore.
Sot jemi këtu së bashku pikërisht për të bërë këtë kornizë. Kemi themelin, të cilin mund ta avancojmë mirë.
Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në hapjen e debatit të parë nga disa debate publike që do të organizohen në ditët në vijim, me rastin e përpilimit të Ligjit të ri për Arsimin e Mesëm, i cili, siç u shpreh ai duhet të jetë në frymën e parimeve europiane dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë nxënësve.
“Nëse në të kaluarën zgjidhjet ligjore silleshin me dyer të mbyllura, pa praninë e ekspertëve, praktikantëve, mësimdhënësve, sot në përputhje me përkushtimin për punë transparente dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës zgjidhjet ligjore i sjell përmes një procesi gjithëpërfshirës, përmes debateve publike me të gjithë pjesëmarrësit në veprimtarinë arsimore” potencoi Shaqiri.
Ministri gjithashtu rikujtoi se Strategjia për Arsimin 2018-2025 në pjesën e arsimit të përgjithshëm përcakton këto prioritete: Përmirësimin e përmbajtjes së arsimit të mesëm, rritjen e përfshirjes së nxënësve dhe përmirësimin e inkluzionit dhe integrimit ndëretnik në arsimin e mesëm, përmirësimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore në shkollat e mesme dhe përmirësimin e kushteve të mësimit dhe cilësisë së arsimit. Siç theksoi këto parime, besoj se me zgjidhjen e re ligjore do të kontribuojmë në modernizimin e sistemit arsimor nacional.
„Do të ofrojmë qasje sistematike për të inkurajuar zhvillimin kognitiv, socio-emocional dhe psikomotor në përputhje me potencialin dhe afinitetet të çdo nxënësi. Do të mundësojmë zhvillimin e kompetencave kyçe që do t’iu nevojiten nënësve për arsimimin e mëtejshëm dhe rolin e tyre aktiv në shoqërinë bashkëkohore” u shpreh ministri.
Ai të pranishmëve Ju bëri thirrje që të jenë aktiv në debat dhe të japin mendimet e tyre për propozim versionin e ligjit të përgatitur nga grupi punues i përbërë nga përfaqësues të disa palëve të interesuara dhe të shprehin sugjerime, me qëllim të miratimit të versionit më të mirë të zgjidhjes ligjore.
Me Ligjin e ri për Arsimin e Mesëm, arsimi i mesëm përkufizohet si institucional, kadrovik dhe përmbajtjësor i organizuar në atë mënyrë që mundëson arsimimin e të gjithë nxënësve, përfshirë fëmijët/personat me shtetësi të huaj apo fëmijët pa shtetësi, formimin e ekipeve gjithëpërfshirëse dhe mbështetjen e nxënësve me vështirësi. Definohet edhe roli i asistentëve arsimor, gjegjësisht përfshirja e tyre në procesin arsimor me status të rregulluar.
Comments are closed for this post.