Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Kodrën e Diellit, ku në orën 7 janë matur – 2 gradë, ndërsa lartësia e shtresës së borës është katër centimetra. Zero gradë janë regjistruar në Kriva Pallankë, Berovë, Hanet e Mavrovës dhe Lazaropole, një në Tetovë, Manastir dhe Krushevë, dy në Prilep dhe Vinicë, tre në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Demir Kapi dhe Strumicë, katër në Ohër, pesë në Dojran dhe gjashtë në Pretor dhe Gjevgjeli.
Drejtoria për punë hidrometeorologjike njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në zonat malore me borë. Pasdite dhe gjatë natës, sidomos në pjesët perëndimore, reshjet do të jenë më të mëdha. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit do të fryjë erë herë pas here e fuqishme nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të lëviz nga 3 deri në 9 gradë.
Në Shkup kryesisht mot me vranësira, pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 5 gradë.
Comments are closed for this post.