Raportime të reja për bomba në shkollat e mesme në Shkup. Kërcënimi me eksploziv ka mbërritur në shkollën e mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov”.
Është duke u bërë evakuimi i nxënësve dhe punonjësve, ndërsa policia ndodhet në terren dhe po kryen kontrolle antiterror.
Siç njoftohet, raporte janë dërguar edhe në adresat e shkollave të mesme “Orce Nikollov”, “Georgi Dimitrov” dhe “Josip Broz Tito”. Pritet edhe konfirmimi zyrtar nga MPB-ja dhe informacione shtesë se ku ka pasur raportime të tjera për bombë.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje ka theksuar se është pothuajse e pamundur të zbulohet se nga vijnë kërcënimet, sepse ato bëhen përmes të ashtuquajturit “Lidhjet VPN” të pritura jashtë vendit.
Comments are closed for this post.