Kryeministri Dimitar Kovaçevski në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë pati një takim të shkurtër me presidentin francez Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
“Me presidentin e Francës Emanuel Makronin dhe kancelarin e Gjermanisë Olaf Sholcin, të cilët janë mbështetësit tanë të mëdhenj, gjithmonë kemi bisedime konstruktive për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, publikoi në faqen e tij zyrtare kryeministri Dimitar Kovaçevsk.
Sot gjatë Samitit në Tiranë, shtoi Kovaçevski, bisedojmë për proceset aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në pjesën e procesit të skrinungut të filluar, si dhe për sfidat me të cilat po përballemi dhe i kapërcejmë me sukses.
“Temë e bisedës sonë ishte edhe kriza energjetike, gjendja aktuale në Evropë dhe lufta në Ukrainë”, ka shkruar Kovaçevski në Fejsbuk.
Comments are closed for this post.