Kryeministri Dimitar Kovaçevski të hënën deklaroi se për disa nga institucionet që kanë borxhe të energjisë elektrike ka faktorë të justifikuar, ndërsa për të tjerat nuk ka dhe udhëheqësit do të thirren për përgjegjësi. Pas kryeministrit, sot edhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyçi bëri të ditur se do të thirren në përgjegjësi drejtorët e institucioneve që nuk kanë paguar faturat e energjisë elektrike.

Dje ka pasur një mbledhje, ndërsa sot pas seancës së Qeverisë do të ketë mbledhje të Këshillit të Energjisë në Qeveri. Do të përsëris atë që tha kryeministri dhe ministri: Kushdo që është sjellë në mënyrë të papërgjegjshme do të thirret për përgjegjësi”.

I pyetur nëse shteti do të ketë para për të mbuluar borxhet për të gjithë, Bytyçi tha se ndër prioritetet mund të gjendet shlyerja e borxheve krahas prioriteteve të tjera si ruajtja e likuiditetit të sektorit privat, e vendeve të punës, kujdesi për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe sigurimi i energjisë elektrike.

Kryeministri të hënën tha se nuk do t’i tolerojë drejtorët që nuk paguajnë energjinë elektrike sepse mendonin se institucionet e tyre nuk mund të mbesin pa energji elektrike vetëm sepse janë të një rëndësie jetike.

Dimitar Kovacevski, kryeministër

“Nuk e kuptoj se si nuk mund të paguhet energjia elektrike me vite, është sjellje jo mirë e menaxhuar, e shthurur e disa prej drejtorëve të atyre institucioneve. Në disa raste ka edhe faktorë objektivë, për shembull institucionet shëndetësore që u ngarkuan me shumë kosto gjatë krizës së koronës”.

Ai sqaroi se shteti do të duhet të mbulojë kostot e disa institucioneve kyçe, të tjerat ku nuk ka arsye të tilla objektive për mospagimin e faturave do të kërkohet llogari. “Nëse ne kemi një krizë energjitike për dy vjet dhe ata kanë fatura të papaguara për tre vjet, atëherë kriza energjetike nuk ka efekt”, tha ai.