Vesna Dameva është zgjedhur kryetare e re e Këshillit Gjyqësor në Maqedoninë e Veriut.
Si propozim i vetëm Dameva, në seancën e sotme u votua me dhjetë vota “për” dhe një “kundër”.
Zgjedhja e Damevas, vjen pasi Pavlina Crvenkovska javën e kaluar dha dorëheqje nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor.
Pas votimit, Loreta Georgieva, anëtare e Këshillit Gjyqësor, kërkoi që votimi të jetë publik me ngritjen e dorës. Pas përsëritjes së procesit të votimit, rezultati ishte sërish i njëjtë. Dhjetë vota “pro” dhe vetëm një “kundër” për zgjedhjen e Damevës për kryetare të Këshillit Gjyqësor.
Pozita e kryetarit të Këshillit Gjyqësor të RMV-së zgjidhet për një mandat dy vjeçar nga radhët e anëtarëve të këshillit, të cilët i zgjedh Kuvendi.
Comments are closed for this post.