Zyra e Avokatit të Popullit në RMV me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, kërkon që shteti të jetë më i kujdesshëm ndaj kësaj kategorie të qytetarëve.
Nga Zyra thonë se kriza globale post-kovid, ajo ekonomike dhe energjetike, ka bërë që personat me nevoja të veçanta të jenë të përjashtuar dhe lënë pas dore.
“Si hap pozitiv është fillimi i procesit të hartimit të Strategjisë Kombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, proceset e vazhdueshme të deinstitucionalizimit dhe arsimit gjithëpërfshirës, si dhe rregullimi ligjor i vlerësimit funksional sipas Klasifikimit ndërkombëtar të funksionimit, aftësisë së kufizuar dhe shëndetit, por duhet ende shumë punë për të bërë, veçanërisht në drejtim të harmonizimit të legjislacionit kombëtar me Konventën e ratifikuar për të drejtat e personave me nevoja të veçanta, me synimin për të futur një detyrim ligjor për respektimin dhe gëzimin e të drejtave personat me nevoja të veçanta në baza të barabarta me të tjerët”, vlerëson Avokati i Popullit.
Ai më tej vlerëson se problemet me të cilat ballafaqohen këta persona janë sistematike dhe afatgjata, ndaj shteti duhet të jetë më i përkushtuar në realizimin e të drejtave të tyre
Comments are closed for this post.