Hulumtimet mbi zakonet e jetës së gjashtë personave që ishin mbi 100 vjeç çuan në përfundime interesante dhe studimi u krye nga kompania britanike Eden’s Gate.
Siç pritej, pika kyçe gjatë hulumtimit ishte dieta e këtyre njerëzve, si dhe statusi socio-ekonomik dhe sasia e stresit që ata ishin të ekspozuar gjatë jetës së tyre.
Personi më i vjetër në botë ishte francezja Jeanne Louise Calment, e cila jetoi deri në 122 vjet dhe një herë zbuloi se cilat tre ushqime i konsumonte pothuajse çdo ditë.
Çokollata
Jeanine hante çokollatë pas çdo vakti. Edhe pse dikujt mund t’i duket e çuditshme, ky ushqim ka përfitime të shumta shëndetësore. Hulumtimet kanë treguar se është e dobishme për zemrën, se ndihmon në luftimin e kancerit dhe sëmundjeve infektive që dëmtojnë sistemin imunitar. Sigurisht, këtu nënkuptojmë çokollatën e zezë, e cila është bërë nga 70% kakao.
Vaj ulliri
Shoqata Amerikane e Zemrës thotë se vaji i ullirit, ndër të tjera, përmban vitaminë E dhe ul nivelin e kolesterolit të keq. Prandaj, rreziku i sëmundjeve të zemrës është më i ulët. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se konsumimi i sasive të mëdha të vajit të ullirit lidhet me një jetë më të gjatë. Mjekët këshillojnë që të përjashtohet margarina dhe majoneza nga dieta, si dhe të përfshihet vaji i ullirit.
Verë
Calment deklaroi, se i pëlqente veçanërisht të pinte një lloj vere të kuqe të prodhuar në Portugali. Shumë njerëz e konsumojnë këtë lloj vere si pjesë e dietës mesdhetare, e cila është shpallur më e shëndetshme. Sigurisht, është e rëndësishme që të konsumoni një sasi të moderuar, jo më shumë se një gotë në ditë.
Comments are closed for this post.