Meshkujt nuk vënë re vetëm pamjen fizike kur takohem me një femër për herë të parë. Sigurisht, ajo që bie në sy në fillim janë tiparet fizike por kjo nuk është e vetmja gjë që iu intereson. Burrat janë detajistë të mëdhenj sidomos kur bëhet fjalë për femrat.

Përveçse do të “regjistrojë” të gjitha cilësitë tuaja fizike, do të vëzhgojë edhe personalitetin tuaj, por edhe disa detaje të tjera. Mund të mos ju shkojë kurrë mendja se ato mund të jenë të rëndësishme, por janë shumë të vlefshme për ta. Bëhet fjalë për mënyrën e të folurit.

Ndonjëherë është e ëmbël dhe ndonjëherë mund të jetë një “dhimbje koke” për ta.
Buzëqeshni

Të gjithë “bien” pas një buzëqeshjeje të këndshme. Ata i kushtojnë shumë vëmendje mënyrës se si do t’i buzëqeshni. Buzëqeshët me dashamirësi apo e patë në mënyrë misterioze? E ke humbur plotësisht kontrollin dhe ke qeshur “nga veshi në vesh” se ka thënë diçka qesharake? Kjo e fundit është e preferuara e tyre.

Sensi i humorit

Sensi juaj i humorit ndryshon nga personi në person. Megjithatë, ky është një detaj që nuk kalon pa u vënë re nga djemtë.