Policia njoftoi se në fshatin Sllatinë të Tetovës është arrestuar 47 vjeçari për shkak të gjetjes së kokainës dhe një minilaboratori.

Policët e SPB Tetovë kontrollin e kanë zbatuar sot pas urdhrit të marrë nga gjykata për kontroll të shtëpisë së të dyshuarit.

“Gjatë kontrollit është gjetur kokainë dhe një mini laborator ku përgatitej për shitje kokaina. Po ashtu u gjetën tre peshore digjitale dhe një kornizë pistolete me 8 fishekë, kalibri 7.62 milimetra”, thonë nga policia.

Xh.N. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përpilohet kallëzim penal