Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, deklaroi sot se partia “E Majta” dhe lideri i saj Dimitar Apasiev janë rreziku më i madh për përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me euro-deputeten Irace Garcia Perez, Kovaçevski tha:
“Rreziku më i madh për rrugën tonë drejt së ardhmes evropiane qëndron tek një parti politike, e cila ka një politikë anti-evropiane, anti-NATO dhe anti-integruese. Është “E Majta” dhe presidenti i saj, Dimitar Apasiev, që njëherit po mbajë peng edhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski”, tha Kovaçevski.
Comments are closed for this post.