Është identifikuar zyrtarisht alpinisti që u gjet i vdekur në “Majën e Titos” në Malet e Sharrit , i cili kishte rënë nga një shkëmb, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për 28-vjeçarin S.F. nga Belgjika.
“Pak më parë zyrtarisht është identifikuar edhe personi i dytë, i ndjeri është S.F. (28) nga Belgjika”, ka njoftuar zëdhënësi Marjan Josifovski nga SPB Tetovë.
Shoku i tij që ka raportuar për aksidentin ka marrë lëndimet të lehta trupore.
Comments are closed for this post.