Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka shkarkuar sot nga detyra drejtorin organizativ të Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, Alajdin Memedi, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Drejtori organizativ i kësaj Klinike shkarkohet nga detyra para skadimit të kohës për të cilën është emëruar, për shkak të parregullsive të konstatuara në raportin e kontrollit të kryer të funksionimit të kësaj Klinike. Kontrolli është kryer nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më herët se pas kërkesës së ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, sot janë dorëzuar dorëheqjet e dy drejtorëve të klinikave universitare. Bëhet fjalë për drejtorin e Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, Aspazija Sofianova dhe drejtori i Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Nikolla Vasev.
Comments are closed for this post.