Përfaqësuesi i posaçëm i qeverisë gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin deklaroi se ideja e procesit të Berlinit është ta sjellë rajonin në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“ideja e procesit të Berlinit është ta sjellë rajonin në rrugën drejt BE-së. Qasja në BE është thelbi i gjithçkaje që bëjmë në rajon”, tha Sarazin “Click Plus”.
I pyetur nëse Ballkani Perëndimor do të përshpejtojë anëtarësimin në BE, Sarazin tha se është gjithmonë e rëndësishme të jemi të përditësuar me këtë temë.
Ai shtoi se duan që të mbahet Samiti për Procesin e Berlinit dhe të vazhdojë me atë ide për të sjell masa konkrete për aktorët ekonomik në rajon dhe për qytetarët.
Comments are closed for this post.