Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë ndaluar dhe dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik 75 automjete mallrash, nga të cilat 34 kanë rezultuar me defekt.
Nga MPB thonë se kontrollet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.
“13 për shkak të mosfunksionimit teknik të mjetit ndalues, 9 për sisteme dhe pajisje me defekt, katër për mbingarkim, një mjet ka pasur defekt në timon. Rreth shoferëve: 18 drejtues mjetesh drejtonin mjetin në mënyrë të paligjshme, dy vozitës kanë drejtuar mjetin me sanksion kundërvajtës me shkrim “ndalim drejtimi”… Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 94 kundërvajtje të tjera”, thonë nga MPB.
Comments are closed for this post.