Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 787 testime dhe janë regjistruar 81 raste të reja me Covid-19.
Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (81), janë regjistruar 25 riinfeksione.
Janë regjistruar 77 pacientë të shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë person i vdekur.
Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me Covid-19 nga sistemi Termini im, nuk është regjistruar asnjë person i vdekur.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2,167,428 testime për Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 342.696, numri i të shëruarve është 332.787, numri i të vdekurve 9.531 dhe numri i rasteve aktive është 378.
Comments are closed for this post.