Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Andonov, ka paralajmëruar nismë për ndryshimin e menaxhmentit të partisë opozitare OBRM-PDUKM dhe zëvendësimin e kreut aktual të partisë, Hristijan Mickoski.
Ai thotë se partisë i duhet rivitalizim.
“Ju dërgoj ftesë për të marrë pjesë në konferencën për media të organizuar nga fraksioni për rivitalizimin demokratik të OBRM-PDUKM-së, me temë: “Iniciativa për ndryshimin e Mickoskit nga pozita udhëheqëse”. Konferenca për media do të mbahet më 21 shtator 2022 (e mërkurë) në ora 12:00 para selisë së partisë në Shkup”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se partitë nga pushteti kanë deklaruar se edhe në OBRM-PDUKM ka frymë pro-evropiane, mirëpo siç thonë ata, lojërat e Mickoskit detyrojnë deputetët që të mos kenë mendime ndryshe dhe të pajtohen me idetë dhe mendimet e tij.
Comments are closed for this post.