Nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut kumtojnë se sot ka filluar remonti i bllokut 1 të TEC Manastir dhe në tridhjetë ditët e ardhshme të stacionit do të kryhen ndërhyrje të nevojshme me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe besueshmërisë gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes.

“Për shkak të krizës energjetike në të cilën ndodhet Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Evropa dhe nevoja nga prodhimi i vazhdueshëm i rritur i energjisë elektrike, remonti i Bllokut 1 të TEC Manastir do të kryhet në një kohë më të shkurtër se periudha e zakonshme. Nevojat për energji elektrike të qytetarëve dhe konsumatorëve të vegjël plotësohen plotësisht përmes kapaciteteve të tjera prodhuese të SHA EMV. Prej sot është vënë në punë TEC Osllomej, ndërsa nga 22 shtatori do të fillojë të punojë edhe TEC Negotinë. Pas përfundimit të remontit të Bllokut 1, janë planifikuar aktivitete të remontit edhe në bllokun 2, ndërsa Blloku 3 pritet të vihet në funksion në fillim të muajit nëntor”, informojnë nga SHA EMV

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut është një ndër shtetet më të prekura nga kriza energjetike dhe si i tillë ka filluar edhe masat e kursimit të energjisë elektrike nga institucionet e vendit dhe amvisëritë.