MPP njofton se është arrestuar një 21-vjeçar nga Prilepi i cili dyshohet se ka përdhunuar një të miture.

Prokuroria tashmë ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj të njëjtit.

“Më 13.09.2022, zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prilep, kanë arrestuar A.Sh.(21) nga një fshat i Prilepit. Ai dyshohet se ka përdhunuar një të mitur në hyrje të fshatit ku jeton.

Ai është ndaluar në stacion të policisë dhe ndaj tij është bërë kallëzim penal, ndërsa gjyqtari i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, thonë nga MPB.