Labinot Tahiri – Labi prej disa ditësh ndodhet në Kroaci për pushime bashkë me familjen e tij.

Artisti i mirënjohur shqiptar këto ditë është komentuar për disa fotografi, në të cilat ka ngacmuar ndjekësit rreth ushqimeve që ka ngrënë.

Këngëtari madje në një postim të ri u drejtohet figurave publike që t’i lënë ushqimet vetëm për fotografi e reklamë, pasi në shtëpi konsumojnë si gjithë të tjerët ushqimet tradicionale.

Foto: Screenshot/Instagram

Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“O miremengjesi

Me falni se sot, këtu kam hanger me shumë asi “Krudo dhe Kallamari” që po i postojnë në foto

O rren koft se as kerku si kam!

Diqa, ja …. nanen e spo muj i mbylli pantolonat prej Gaforreve se shumë kam hangêr, haha rren koft se kerku si kam!

 

Vallah, ma nuk shkoj në vende te shtrenjta si artist, se krejt sezona po na shkon në gaforre e fruta te detit haha, tani kur po kthehemi në shpi hajt qaty naj sugjuk të Bosnes a naj voe me e perzhit sen spo na mbetet ma

‘ O njerëz, disa prej figurave të artit e të politikës! Mos ta rrejna popullatën kinse na po qesim ushqime të shtrenjta e jemi të veqant në foto, leni ato foto për reklama se te shpia krejt hajm: pasul, gullash, e speca me gjiz!

Ma origjinal e ma thjeshte se nje dite ndalet instagrami e skeni çka me reklamu ma

Hajt diten e mirë e paqi nje jave te mbar të gjithë”