Autobusët privat në Bashkinë e Shkupit të cilët qarkullojnë në kuadër të Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) po protestojnë.

Sipas tyre Bashkia e Shkupit nuk ka paguar transportuesit privat për transportin që kryejnë dhe linjat që mbajnë, andaj është ndalur qarkullimi.

Ndërsa sipas disa paralajmërimeve nga Bashkia e Shkupit thonë se ato sot do tu’a paguajnë mjetet financiare pronarëve të linjave.