Aktorja dhe modelja nga Afrika e Jugut, Charlbi Dean vdiq të hënën në moshën 32-vjeçare nga një sëmundje e papritur në një spital të Nju Jorkut. Charlbi ndërroi jetë vetëm disa javë para publikimit të komedisë, Triangle of Sadness, e cila do ta bënte atë një yll.

Katër muaj më parë ajo u fejua me të dashurin e saj prej katër vitesh, Luke Chase Volker. Ajo u lind dhe u rrit në Cape Town teksa hyri në botën e modelingut që fëmijë. Karriera në aktrim nisi kur ajo ishte rreth 20 vjeç në filmin “Spud”. Ajo është shfaqur gjithashtu në shumë prodhime të tjera.


Projekti i saj më i fundit ishte në “Triangle of Sadness”, filmi që sapo mori Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë majin e kaluar, në të cilin ajo shfaqet së bashku me Harris Dickinson duke luajtur një çift të famshëm të modës.