Komuna e Tetovës ka njoftuar se sot nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor është bërë certifikimi i përbërjes së Këshillit komunal.
Nga komuna njoftojnë se rezultati i zgjedhjeve të datës 21 gusht ka dëftuar që këshilli të përbëhet nga 6 parti politike.
“Sot edhe zyrtarisht u bë edhe çertifikimi Këshillit Komunal në Komunën e Tetovës. Ky këshill komunal do të jetë i përbërë nga 6 parti politike. 12 këshilltarë do të jenë nga Lëvizja BESA, 11 nga Bashkimi Demokratik për Integrim, 4 nga OBRM-PDUKM, 2 nga LSDM dhe nga 1 këshilltarë nga PDSH dhe AAA”, njoftuan nga komuna.
Comments are closed for this post.