Më shumë se një dekadë më parë, ish miss Kosova, Xhuli Nura u përfshi në një skandal pas publikimit të një videoje erotike me ish të dashurin e saj. Pas kësaj ngjarjeje, ish missi u tërhoq nga jeta publike. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për T7 pas kaq vitesh.
Ajo rrëfeu se si ish i dashuri e shantazhoi me para se do t’i publikonte momentet erotike. Mes të tjerash, ish missi shqiptar u shpreh se ishte situata më e vështirë që ka përjetuar në jetën e saj dhe se i janë dashur shumë vite që të kujdesej për shëndetin mendor.
“Është gjë shumë e bukur kur dy njerëz duhen dhe kryejnë marrëdhënie seksuale. Gjëja që nuk duhet të bëhet është të shantazhohet dhe të merret një gjë intime sikur mu mor mua dhe të shantazhohesh që 20 mijë euro duhet me mi sjell ose të publikohet videoja ku ti je nudo.
Unë me rastin tim kam shpëtuar shumë gra. Unë e kam shëruar veten 5-6 vite. Për 5-6 vite nuk kam dashur me ditë për asgjë. Kam punuar me veten. Unë s’kam pasur shumë mbështetje, për shkak të mentalitetit”, tha mes të tjerash ish missi.
Comments are closed for this post.